18 Prill 2024

Ministri Peci merr pjesë në shënimin e Ditës së Patates

Prishtinë, 2 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në shënimin tradicional të “Ditës së Patates” e cila u mbajt në komunën e Vushtrrisë, e cila njihet për bujq punëtorë të cilët shquhen për sasinë e prodhuar të patates, por edhe për cilësinë e lartë të kësaj kulture bujqësore.

Pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, Ministri Peci u shpreh mjaft i kënaqur me angazhimin, zellin dhe përkushtimin që kanë fermerët e kësaj ane në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Mbetemi të përkushtuar që si për Programin e Subvencioneve ashtu edhe për atë të granteve të vazhdojmë me mbështetjen ndaj bujkut tonë punëtor, mbështetje kjo e cila po shpërfaqet konkretisht me rritjen e sipërfaqeve të mbjella me kulturat vjeshtore, e duke pasur besim se kjo do të reflektohet edhe me të mbjellat pranverore."

"Për vitin 2023 kemi paraparë buxhetin më të madh ndonjëherë për bujqësinë në Kosovë, i cili do të jetë 87 milionë euro vetëm nga buxheti i Republikës së Kosovës, ndërsa me mbështetjen edhe të partnerëve e organizatave ndërkombëtare, ky buxhet do të arrijë deri në 100 milionë euro”, tha para të pranishmëve, Ministri Faton Peci.

Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit në këtë manifestim tradicional se përmes investimeve kapitale, komuna e Vushtrrisë këtë vit është mbështetur me 196,021.50 Euro për rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Samadrexhë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)