29 Mars 2024

Ministri Mustafa diskutoi për sfidat e sektorit të qumështit

Prishtinë, 2 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ku u diskutua për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar.

Gjatë takimit, Ministri Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dal nga kjo gjendje pas pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)