05 Dhjetor 2021

Ministri Ahmet Shala udhëton për në Itali

Prishtinë, 10 shkurt - Me ftesë të Ministrit për Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë, Claudio Scajola, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, sot do të udhëtoj për në Itali, ku do të marrë pjesë në “Forumin për Investime - Italia dhe Evropa Juglindore”, që do të mbahet në Verona të Italisë.

Gjatë kësaj vizite në Itali, Ministri Shala pritet të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit Italian dhe vendeve të tjera të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)