19 Prill 2024

Mbrojtja e kafshëve të egra është jetike për të gjithë ne

Prishtinë, 3 mars - Sot, në Ditën Botërore të Kafshëve të Egra, WWF thekson rëndësinë e ruajtjes së florës dhe faunës, për hir të tërë planetit.  

 Përderisa bota është në një krizë globale dhe ne bashkëndiejmë me viktimat, organizata botërore për mbrojtjen e natyrës, WWFF, thekson rëndësinë e ruajtjes së botës natyrale, pa tw pa të cilën njerëzit nuk do të mund të mbijetonin.                        

Pyjet, detërat, oqeanet, lumenjt, dhe fushat, na e japin oksigjenin që e marrim, ushqimin që e hamë, dhe ujin që na nevojitet për të mbijetuar. Pa natyrë nuk do të ishim në gjendje të jetojmë ashtu siç jetojmë sot.

Kapitali natyror, term i përbashkët për të gjitha përfitimet dhe burimet që ofron natyra, për çdo vit vlerësohet të jetë mbi 110 miliardë euro në nivel global, dhe është thelbësor për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë.

Por, Raporti më i ri i WWF-së për Planetin e Gjallë tregon që në 50 vitet e fundit popullsia e gjitarëve, zogjve, peshqve, amfibëve, dhe zvarrankëve është zvogëluar për 68%.

“Kafshët e egra janë të rrezikuara edhe në Kosovë për shkak të mungesës së inventarizimit, planeve adekuate të menaxhimit, si dhe gjuetisë ilegale. Poashtu, bimët e egra janë të rrezikuara për shkak të vjeljes së pakontrolluar të tyre."

"Ruajtja e biodiversitetit duhet të kthehet në fokus në mënyrë që të gjithë të kemi një jetë më të shëndetshme”, thekson Krenare Salihu, Menaxhere e Projektit PA4NP në WWF Adria në Prishtinë.

Një nga kërcënimet më të mëdha të botës së egër janë krimet kundër natyrës të cilat përfshijnë gjuetinë ilegale, vrasjen e specieve të mbrojtura, tregëtinë ilegale dhe trafikimin, si dhe kapjen ilegale dhe posedimin e specieve të egra.

Rajoni ynë është shpesh destinacioni i tregëtisë ilegale, por edhe zonë tranziti. Speciet lokale dhe ato në vende tjera, janë të rrezikuara shkaku i aktivitetit njerëzor.

Një shembull i kohëve të fundit në rajon është rasti i një luani këlysh në Budvë, i cili u end për katër ditë maleve të Malit të Zi, derisa më në fund u gjet.

Para dy vitesh, në Kosovë u soll një luan përmes transportit ilegal, i cili edhe sot po vazhdon të mbahet i mbyllur në një kafaz privat në Gjilan.

Për më shumë, para disa muajsh ishim dëshmitarë të transportit ilegal me tren në Kroaci të një tigri të rritur, i cili ishte mbajtur në kushte të papranueshme për jetesë dhe transportim të kafshëve të egra.

Të gjithë këta shembuj tregojnë që krimet me kafshë të egra janë më të shpeshta dhe më të pranishme se që ne mendojmë.

Së bashku mund ta ndryshojmë këtë trend negativ dhe ta ruajmë begatinë e bukurinë e botës rreth nesh. Në kohëra të përçarjes e konfliktit, nuk mund të harrojmë që të gjithë e ndajmë të njëjtin planet dhe të mirat e tij, andaj duhet të kujdesemi për të – bashkë është e mundur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)