28 Mars 2024

MBPZhR-ja merr nën menaxhim platformën AgromarketKS

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim znj. Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 e cila ka dorëzuar për menaxhim të mëtutjeshëm nga MBPZHR të Platformës Agromarket KS.

Platforma AgromarketKS është zhvilluar si zgjidhje dixhitale kundrejt rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.

Ky treg dixhital ka për qëllim të lehtësojë blerjet online si dhe të bëjë ndërlidhjen mes konsumatorëve, fermerëve dhe përpunuesve të produkteve ushqimore.

Në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria dhe funksionimi i kësaj platforme tejet të dobishme për prodhuesit dhe përpunuesit vendor, Agromarket KS i dorëzohet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zhvillim dhe mirëmbajtje të mëtutjeshme.

Ky projekt u implementua nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC përmes projektit të MBPZHR-së me përkrahje të Zyrës së JICA për Ballkan, si mbështetje shtesë për fermerë dhe prodhues vendorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)