29 Mars 2024

MBPZHR dhe IFC diskutojnë me fermerët për sigurimet bujqësore

Prishtinë, 21 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me Koorporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) anëtare e Grupit të Bankës Botërore do të organizojnë një takim me fermerët e Kosovës.

Temë e këtij takimi është: “Sigurimi i Bujqësisë - Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”.

Qëllimi i kësaj ngjarje është që fermerët të informohen rreth Programit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë si dhe për mbështetjen që është dukë iu ofruar Ministria e Bujqësisë përmes Programit të Pagesave Direkte, duke subvencionuar 75% të primit të sigurimit për fermerët.

Përgjatë këtij takimi do flasin për rëndësinë e sigurimeve të bujqësisë, mbështetjen nga MBPZHR, procedurën e rimburisimit dhe blerjen e policave te sigurimit, dhe mbështetjen që është duke ofruar IFC.

Nga viti 2017, kur projekti i IFC-së për Sigurime Bujqësore ka filluar të zbatohet në Kosovë, janë krijuar 15 produkte të sigurimeve bujqësore.

Nga to, 12 produkte të sigurimeve indeks janë zhvilluar për kulturat bujqësore sic janë: mjedra, molla, kumbulla, rrushi, dredhza, speci, arra, fafulja, misri, qërshia, vishnja dhe dardha.

Gjerësa, tri produktet e sigurimeve tradicionale (që ofrojnë mbrojtje kundër breshrit) janë zhvilluar për mollën, specin dhe rrushin e verës.

Produktet e reja tradicionale pritët të zhvillohen për boronicën, dredhzën, mjedrën, vishnjen, qërshinë, kumbullën, pjetrin dhe shalqirin.

Tani, Ministria e Bujqësisë, është duke mbuluar 75% të shpenzimeve të sigurimeve bujqësore për produktet ekzistuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)