19 Qershor 2021

Maqedonia e Veriut rikonfirmon mbështetjen në bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, me të cilën ka biseduar për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme bujqësore në mes të dy shteteve.

Ministri Faton Peci, gjatë këtij takimi e ka informuar ambasadoren Jusufi me prioritetet e MBPZhR-së, të cilat parashihen që të realizohen gjatë mandatit të tij dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e tij që si vende fqinje të shkëmbejmë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor me qëllim të avancimit të mëtejmë të politikave sektoriale dhe legjislacionit duke  eliminuar çdo pengesë apo barrierë jo-tarifore me të cilat përballen prodhuesit vendorë.

Nga ana e saj, ambasadorja Shpresa Jusufi, ka falënderuar Ministrin Peci për gatishmërinë e tij për bashkëpunim reciprok dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)