23 Janar 2022

Maqedoni, Çmimet blerëse problemi për bujqit në vitin 2010

Shkup, 30 dhjetor - Ndonëse sasia e prodhimit në pjesën më të madhe të degëve bujqësore në vitin 2010 shënon rritje, bujku i Maqedonisë nuk ka pasur benefit të madh, për shkak të çmimeve të ulëta të prodhimit.

Ky është konstatimi i përgjithshëm që në seancën e sotme e miratoi Këshilli drejtues i Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM).

Kryetari i FFRM-së Andrija Sekullovska si shembull për çmimet e ulëta blerëse të cilat e karakterizuan këtë vit, e theksoi blerjen e rrushit për verë.

“Që të mos ngjajnë probleme të tilla në bujqësi FFRM-ja tashmë një kohë të gjatë punon në afrimin dhe përforcimin e komunikimeve të drejtpërdrejta mes prodhuesve dhe blerësve”, tha Sekullovska.

Sipas tij, problemi me çmimet e ulëta blerëse nuk është në kompetëncë të Qeverisë, por vetë bujqt duhet t’i tejkalojnë problemet përmes komunikimit të drejtpërdrejt me blerësit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)