04 Shkurt 2023

LV mbjell 1617 fidanë për 1617 të pagjetur

Prishtinë, 27 prill - Lëvizja Vetëvendosje! (LV) ka zhvilluar sot një aktivitet ku ministra, deputetë e aktivistë së bashku me qytetarë u mblodhën te Biblioteka Kombëtare për mbjelljen e 1617 fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 të pagjeturve. Deputetët e Lëvizjes, Tinka Kurti dhe Salih Zyba folën për këtë aktivitet.

Deputetja Tinka Kurti tha që kjo mbjellje po bëhet në kuadrin e historisë dhe brezave që vinë, ngase një fidan i do dekada të rritet e t’i bëjë hije njeriut, atëherë kur gjurmët e luftës 1998-1999 të jenë shuar nga të qenit të gjalla, studentëve e të rinjve që vinë nga i gjithë vendi u shfaqet para një memorial prej pemësh përmallimi që patën brezat para tyre për humbjen e Profesor Ukshin Hotit, dhe gjithë të tjerëve.

Deputeti, Salih Zyba, kujtoi që ashtu siç pasluftës çështja e të pagjeturve ka qenë ndër çështjet e para, edhe tash me qeverinë e re ajo është prioritet në secilin proces të jashtëm e komunikues me shtetet tjera, e në veçanti me Serbinë. Zyba foli edhe për masakrën e Mejës që sot shënon 23 vjetorin dhe për Serbinë që duhet t’i kthej trupat e zhdukur me dhunë e të përballet me krimet e saj gjenocidale.

“Ndër çështjet e para të Kosovës së pasluftës ka qenë çështja e pagjeturve. “Të gjithëve na mungojnë” vazhdon të mbetet parulla përfaqësuese që kërkon drejtësi e kthim të trupave të vrarë që mbahen të fshehura nga Serbia. 27 prilli na kujton jo vetëm gjenocidin e shtetit serb, jo vetëm në vrasjet e masakrimet ndaj civilëve në Kosovë, por edhe fshehjen e organizuar të trupave të njerëzve tanë. Kjo e dyfishon krimin.”

“Në secilin takim edhe me Serbinë, por edhe me shtete të tjera vazhdimisht jemi duke e theksuar se ndër të vetmet tema që nuk pret është çështja e të pagjeturve. Serbia së pari duhet t’i kthejë të gjithë trupat që i mban nëpër varrezat masive në Serbi dhe pastaj të përballet me krimet e gjenocidit që i ka shkaktuar në Kosovë”, tha Zyba.

Aktiviteti i mbjelljes së fidanëve do të vazhdojë deri në 17 qershor, në ditën kur shënojmë edhe ditëlindjen e profesorit dhe intelektualit, Ukshin Hoti, i cili u burgos dhe ende pa u liruar u kidnapua nga shteti i Serbisë dhe për fatin e të cilit ende nuk dimë asgjë.

Ftojmë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke mbjellur fidanë në shënim të kësaj dite.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)