28 Mars 2024

LDD: Qeveria ka lënë anash sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 13 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se Qeveria aktuale ka lënë anash sektorin e bujqësisë dhe disa  prodhues vendor janë para kolapsit te plote dhe kane ngelur ne mëshirën e fatit.

Duke theksua se bëhet fjalë për sektor shumë të rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, Lidhja Demokratike e Dardanisë me keqardhje konstaton se ky sektor injorohet dhe është lënë anash fare nga qeveria aktuale,bile disa sektor dhe prodhues vendor janë para kolapsit te plote dhe kane ngelur ne mëshirën e fatit, ka thënë në konferencën për media Sokol Haliti, anëtar i Kryesisë dhe kryetari i Komisionit për Bujqësi në LDD.

“ Fakte te tilla shqetësuese ka mjaft. Shtrenjtimi i bukës dhe mos-aplikimi i asnjë mase apo veprimi edhe kure lëvizë dukshëm çmimi i grurit tregon për paaftësinë menaxhuese dhe mungesën e vizionit dhe hartimit te politikave nga ana e qeverise. Kosova ka toke buke dhe sipërfaqe te mjaftueshme qe te siguroj sasi te nevojshme gruri për te gjithë banoret e Kosovës,por mungesa e politikave te duhura fiskale,favorizuese dhe ne fund te fundit mbrojtëse për prodhuesit vendor e le bujkun por edhe konsumatorin kosovar ne mëshire te fatit dhe konkurrencës jo lojale. Kjo ndodh kur nuk funksionon shteti”.

Haliti tha se deklarimet e prodhuesve te verës dhe pijeve alkoolike nuk do te marrin asnjë kilogram rrush nga vreshtarët e Kosovës , si pasoj e pamundësisë se plasimit te prodhimeve tona ne tregjet fqinje dhe evropiane është një lajm tjetër shokues për vreshtarinë kosovare  dhe për prodhuesit vendor te rrushit.

“ Valle a po rrezikohet te kapitulloj edhe kjo veprimtari e rëndësishme dhe me një tradite te ndritshme?! Deklarimet e qeveritareve tanë se po hulumtojnë tregje te jashtme janë te mjera dhe pa shpresë. Edhe nëse gjendet ndonjë treg, çmimet do te jene dekurajuese, është dashur me kohe qe te llogariten parametrat dhe te sigurohet minimumi i plasmanit ne treg,edhe ky fakt argumenton kapitullimin e kësaj qeverie dhe ngulfaten e prodhuesve tanë”.

LDD gjithashtu e brengos fakti se pyjet e Kosovës vazhdojnë te dëmtohen dhe se akoma ka paqartësi dhe vakume ende ne raportet komune-agjencion i pyjeve.

“Ju bëjmë apel komunave  te Kosovës qe te koordinohen mire dhe te qartësojnë përgjegjësitë dhe kompetencat qe do ti kontribuojnë ruajtjes dhe menaxhimit efikas te pyjeve,masës drunore por edhe bio diversitetit”.

Me qëllim të tejkalimit të gjendjes aktuale  Lidhja Demokratike e Dardanisë propozon qe akciza dhe TVSH-ja te hiqen për drurin teknik dhe drurin për djegie , që do te ulte çmimin e drurit dhe do te zbuste nevojat e qytetareve te vendit si dhe do te parandalonte prerjet dhe emetimet e pakontrolluara te pyjeve te vendit tone. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)