13 Qershor 2021

Lansohet Agromarket KS treg i gjelbër vitrtual në mbështetje të fermerëve

Prishtinë, 2 qershor - Sot u lansua Agromarket KS i gjelbër vitrtual në mbështetje të fermerëve vendor Në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit” të mbështetur nga JICA dhe implementuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës G7 në partneritet me sigma bmc, u lansuar Platforma Agromarket KS në përkrahje të fermerëve vendor si përgjigje ndaj sfidave të shkaktuar nga pandemia.

Të pranishmëve ju drejtua Znj. Linda Shala, Zëvendës Presidente e G7 e cila foli për rëndësinë e kësaj Platforme e cila do të tëlehtësojë qasjen në treg e cila është idetifikuar si një nga sfidat më të mëdha posaqësishtë për bizneset në pronësi të grave si dhe përbiznese të vogla dhe të mesmetë cilat përbëjnë bazën e zhvillimitekonomik të vendit.

Platforma do të mundësoj jo vetëm në shitjen dhe blerjen e produkteve por edhe një komunikim në mes të konsumatorëve, prodhuesve dhe përpuneseve.

Po ashtu sfidat me të cilat bizneset u ballafaquan gjatë kohës së pandemise, vuri ne pahe avantazhet e ekonomise dixhitale.

Për konsumatoret do të ketë një vlerë shtesë meqë do të kenë mundësi të bjejnë produkte vendore, cilësore dhe ti konsumojne produktete e freskta vendore në këtë mënyrë të fuqizojnë prodhuesit vendor.

Po ashtu falemnderoj përkrahësit e projektit siçështë JICA dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke shpresuar në bashkëpunim të mëtutjeshëm në fuqizimin e prezencës së produkteve vendore, për përmirësimin e mirëqeniesëdhe bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Faton Peci, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ju falemnderuar JICA për kontributin e vazhdueshëm si dhe në zhvillimin e këtij projekti si përgjigje ndaj dëmeve të shkaktuar nga pandemia.

Ministri Faton Peci përshëndeti lansimin e kësaj platforme, të cilën e vlerësoi tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit, e në veçanti për sektorin bujqësor.

“Projektet e tilla janë shumë të dobishme, pasi që këto projekte e lehtësojnë qasjen e prodhuesve bujqësor në tregun vendor. Po ashtu gjatë mandatit tim nismat e tilla inovative në sektorin e bujqësisë do ta kenë mbështetjen time të plotë, Krahas kësaj, do të angazhohem në vazhdimësi që përmes avancimit të politikave programore dhe legjislacionit të krijojmë shtigje të reja për prodhuesit bujqësor”, tha Ministri Peci.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Agjencinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA), për zhvillimin e këtij projekti, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë.

Ndërkaq, Shefi i Zyrës së JICA për Ballkan, Jiro Takechi, ka treguar se duke parë krizën pandemike, e cila u shkaktoi fermerëve vështirësi në shitje, JICA e ka mbështetur krijimin e e-tregut të gjelbër. Kjo sipas tij do të iu mundësojë fermerëve si në qasjen e një tregu më të gjerë, po ashtu edhe në promovimin e prodhimeve të tyre.

Ndryshe, projekti AgromarketKS është përkrahje shtesë për fermerët e dëmtuar nga pandemia e COVID-19. Projekti implementohet nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania për konsulencë të biznesit Sigma BMC. Projekti ka edhe mbështetjen e përfaqësuesve të shoqatave të fermerëve, qeverisjes lokale dhe OJQ-ve nga komunat Gjakovë, Suharekë, Partesh dhe Shtërpcë, të cilët janë trajnuar gjatë tre viteve të fundit nga JICA dhe luajnë rol ndërlidhës mes fermerëve dhe projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)