27 Janar 2023

Kultivuesit e perimeve do të subvencionohen me 100%

Prishtinë, 15 shkurt - “Këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për shumicën e kulturave bujqësore, mirëpo rritjen më të madhe do ta kenë kultivuesit e perimeve me 100% nga sa ishte vlera e subvencionimit kur morëm nën udhëheqje Ministrinë e Bujqësisë, duke parë potencialin për zhvillimin e mëtutjeshëm të perimtarisë dhe duke krahasuar me importet e prodhimeve bujqësore që hyjnë në Kosovë çdo vit”, kështu e nisi bisedën Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë takimit me perimtarin nga komuna e Podujevës.

Ministri Faton Peci gjatë kësaj vizite njoftoi se jemi në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante që planifikohen të aprovohen gjatë muajit Mars të këtij viti, ku përmes politikave mbështetëse dhe masave përkatëse synojmë të mundësojmë si ngritjen e pikave të reja grumbulluese, ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.

“Këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe për primin e sigurimit “tradicional” bujqësor tek kultura e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv dhe rrushit të verës”, shtoi Ministri Peci.

Gjithashtu, Ministri Peci i siguroi bujqit se ata nuk do të presin për kompensim siç kanë pritur rëndom, por do paguajnë vetëm pjesën e tyre pasi që MBPZhR-ja do të kryejë pagesën drejtpërdrejt me kompanitë e sigurimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)