09 Shkurt 2023

Kryetari Hamza dhe IADK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Mitrovicë, 9 shkurt - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, sot kanë pritur në takim drejtorin e IADK-së, Zenel Bunjaku.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës IADK, për realizimin e projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave të zonave rurale për përfshirje në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”.

Përmes këtij projekti do të mbështeten 10 përfitues për grande në sektorin e bujqësisë si dhe 1 përfitues në ngritjen e njësisë për përpunimin e frutave, perimeve apo produkteve të qumështit, ku vlera e  projektit parashihet të jetë 42.393.00  euro, ndërsa Komuna e Mitrovicës do të participoj me 20 % të vlerës totale.

IADK do të organizoi këshilla direkte, trajnime, komunikime, materiale edukuese, raportime dhe monitorime për përfituesit të cilët do të përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara në projekt.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar drejtorin e IADK-së për këtë mbështetje e cila është e mirëpritur si nga ana e komunës por edhe nga ana e fermerëve.

Ai më tutje ka shtuar së tani e tutje fermerët mitrovicas do të gëzojnë mbështetje më të madhe, sepse është prioritet i qeverisjes lokale zhvillimi i sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, premtoi se IADK do të vazhdoj edhe në  të ardhmen të mbështesë me projekte konkrete fermerët e Mitrovicës.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)