16 Prill 2024

Kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci vizitë zyrtare në Izrael

Prishtinë, 11 nëntor - Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, delegacioni i kryesuar nga Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Dr.Valdet Gjinovci po zhvillon vizitë zyrtare në shtetin e Izraelit.

Vizita është mbështetur nga projekti i Komisionit Evropian në Kosovë, për preventivën kontrollin dhe eradikimin e sëmundjeve në kafshët e egra.

Gjatë kësaj vizite Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga Kosova Dr. Valdet Gjinovci ka takuar drejtorin e Shërbimit Veterinar të Izraelit, Dr.Moshe Chaimovitz.

Me këtë rast delegacioni nga Kosova, u njoftua nga afër me punën e Shërbimit Veterinar të Izraelit, punën e Institutit Kimron i cili eshte përgjegjës për kontrollin e ushqimit dhe sëmundjeve të kafshëve, organizimin e këtij shërbimi, situatës epizootilogjike për prezencën e sëmundjeve të kafshëve, komponentën e kontrollit të ushqimit, eksportit dhe importit në Izrael etj.

Po ashtu në koordinim me autoritetet e shërbimit veterinar të Izraelit janë organizuar vizita në terrene të parqeve nacionale për mbrojtjen dhe konzervimin e natyrës, ku janë demonstruar aspektet praktike të mbrojtjes së kafshëve të egra, ruajtjes së natyrës, ekosistemit dhe kontrollit të sëmundjeve tek kafshët  e egra.

Të gjitha takimet e zhvilluara kanë treguar një mikpritje tejet të lartë të autoriteteve përgjegjëse për shërbimin veterinar në Izrael për delegacionin e  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Kosovës.
 
Nga ana e autoriteteve izraelite përgjegjëse për shërbimin veterinar është shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë dhe për ofrimin e mbështetjes teknike për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në të gjitha fushat që ndërlidhen me kompetencat dhe përgjegjësitë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës.

Keto autoritete kan shprehur respektin  e veqantë për popullin shqiptar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)