04 Shkurt 2023

Kosova dhe Shqipëria avancojnë e fuqizojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 20 prill - Kosova dhe Shqipëria përmes marrëveshjeve të nënshkruara dhe projekteve të përbashkëta bujqësore, po e avancojnë e fuqizojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, si dhe duke lehtësuar edhe më tej qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy shteteve.

Kështu kanë bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe homologia e tij, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca gjatë takimit që kanë mbajtur sot në Prishtinë.

Ministri Peci, pasi falënderoi Ministren Krifca për vizitën, tregoi se ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve pas Marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar.

“Tashmë të dy Ministritë kemi ndërmarrë hapa konkret dhe objektivat tona të përbashkëta në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve jemi duke i konkretizuar sipas dokumenteve qeveritare, të cilat i kemi nënshkruar gjatë vitit të kaluar."

"Po ashtu, gjatë këtij takimi me homologen Krifca bashkëbiseduam edhe për ide konkrete për projekte të përbashkëta bujqësore, si dhe ndërmarrjen e  masave konkrete për të vazhduar lehtësimin e rritjes së shkëmbimit tregtarë për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme, që kanë ekzistuar në të kaluarën”, ka theksuar Ministri Peci.  

Nga ana e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi falënderoi Ministrin Peci për pritjen, shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve.

Gjithashtu, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe vlerësuan se Kosova dhe Shqipëria janë partner strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet në vazhdimësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)