28 Mars 2024

Kosova dhe Maqedonia zotohen te përkrahin sektorin e prodhimit të peshkut

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot ka zhvilluar një video konferencë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, ku diskutuan për sfidat me të cilat po përballen agro-prodhuesit kosovarë të peshkut në eksportin e produkteve të tyre drejtë Maqedonisë së Veriut, përkundër kërkesave nga blerësit maqedonas.

Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të të dyja shteteve dhe përfaqësuesit e OAK-së.

Gjatë kësaj video konference dy ministrat u zotuan që do ta përkrahin këtë sektor, në të dy shtetet, drejt implementimit të standardeve dhe legjislacioneve bujqësore që rezultojnë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë mes fermerëve kosovarë dhe maqedonas.

Në anën tjetër, Ministri Dimkovski ka falënderuar Ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të diskutuar sfidat dhe kërkesat e bujqve kosovarë dhe atyre maqedonas, duke siguruar kështu thellim të bashkëpunimit në mes të dy shteteve në sektorin e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)