26 Shtator 2021

Kosova dhe Kroacia vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, e cila është duke u mbajtur Brdo pri Kranju të Sllovenisë, ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë.

Ministri Peci e ka njoftuar sekretarin Tugomir Majdak me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, që për qëllim kanë reformat legjislative, të cilat do t'i paraprijnë hartimit të politikave të qëndrueshme  zhvillimore.

Po ashtu, gjatë diskutimeve në këtë takim, ministri Peci theksoi se janë të gatshëm që të vazhdojnë shkëmbimin e praktikave më të mira të politikave përkrahëse, përmes të cilave synojnë avancimin e veprimtarive bujqësore.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Bujqësisë së Kroacisë, Tugomir Majdak shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të bujqësisë në të dy vendet.

Të dy u pajtuan që të kenë vizita të ndërsjella dhe të shohin mundësitë për nisma konkrete mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)