03 Shkurt 2023

Komuna e Skenderajt nënshkruan marrëveshja për trajtimin e qenve endacakë

Prishtinë, 7 shkurt - Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për trajtimin e qenve endacakë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, po fillon eliminimi i njërit prej problemeve më të mëdha që përballen të gjitha komunat e Kosovës.

“Po fillojmë eliminimin e një prej problemeve me të cilin përballen të gjitha komunat e Kosovës – qentë endacakë!

“Nënshkruam marrëveshjen në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi jo të vogël, me aktivitete të njëpasnjëshme si kastrimi, sterilizimi, trajtimi adekuat siç parasheh aspekti profesional, dhe veprime të tjera të standardizuara”, ka thënën kryetari Nura.

Qëllimi final i kësaj marrëveshjeje bashkëfinancimi, përveç aktiviteteve të parapara profesionale nga veterinerët, është zvogëlimi i numrit të tyre dhe rritja e sigurisë së qytetarëve.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)