23 Janar 2022

Komuna e Rahovecit shtyn hapjen e sezonës së Gjuetisë

Rahovec, 18 nëntor - Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit ka njoftuar të gjithë Shoqatat e Gjahtarëve të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit, se pas takimit të përbashkët me Inspektorët e Gjuetisë dhe Pylltarisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe procesverbalit të lëshuar nga ana tyre ka shtyer hapjen e sezonës së Gjuetisë për vitin 2021 deri në njoftimin tjetër.

Kjo sipas komunës vjenë pas vlerësimit të situatës së krijuar në lidhje me menaxhimin e vend gjahishtes së përbashkët "Dafina" dhe hapjen e sezonit të gjuetisë në territorin e Komunës së Rahovecit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)