19 Qershor 2021

Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 50 fermerë

Mitrovicë, 24 maj - Në kuadër të Planit të Punës së Drejtorisë për Bujqësi është realizuar projekti i radhës për subvencionim të fermerëve në fushën e serave, me ç' rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot kanë ndarë serat për fermerët e komunës.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e fermerëve mitrovicas, ku 50 prej tyre kanë përfituar sera të cilat do t’i ndihmojnë për kultivimin e prodhimeve vendore, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur për fermerë dhe për furnizimin e tregut me kultura bimore.

Me këtë rast, në fjalën e tij kryetari Bahtiri, përshëndeti fermerët përfitues të  projektit, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen.

”Komuna në bazë të mundësive dhe kapaciteteve buxhetore po përpiqet të mbështes zhvillimin e bujqësisë, duke iu ofruar subvencione të ndryshme, kësaj radhe me sera në disa lokalitete të ndryshme”, tha kryetari Bahtiri.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që të jenë pjesë e dëgjimeve publike buxhetore të cilat do të organizohen shumë shpejt nga Drejtoria e Financave, ku kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve do të merren parasysh.

Ndërkaq në fund fermerët përfitues kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që po u jep Komuna. Ata thanë se do të  punojnë maksimalisht për përkujdesje dhe mirëmbajtjen e serave, me qëllim të arsyetimit të mbështetjes dhe prodhimtarisë sa më të mirë.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)