27 Janar 2023

Komuna e Mitrovicës përkrahë 94 fermer me motokultivator

Mitrovicë, 15 mars - Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është bërë nënshkrimi i kontratave me 94 përfituesit e motokoltivatorëve, që në kuadër të subvencionimit në bujqësi, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, ka mbështetur fermerët mitrovicas.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, përfaqësues nga organizata “Islmic Relief,  si dhe fermerët përfitues të këtij projekti.

Në fjalën e tij, drejtori i DBZHR-së, Ferdi Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që falë projektit të përbashkët me “Islamic Relief ”, është mundësuar mbështetja e 94 fermerë të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.

Më tutje nga drejtori Kadriu është bërë e ditur se kjo drejtori do të vazhdojë të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve të ndryshme.

Me rastin e dhënies së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, të cilët edhe i kanë uruar bujqit përfitues.

“Uroj të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, andaj nga qeverisja komunale do të ketë përpjekje të vazhdueshme për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë, që të stimulohet bujku në kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë të denja edhe për konkurrencën e tregut”, ka thënë kryetari Hamza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)