29 Mars 2024

Kompania kroate Marus ATM tani edhe në Kosovë

Prishtinë, 16 shkurt – Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) sot u prezantuan mundësitë e implementimit te pajimeve te kompanisë se njohur kroate Marus ATM, te cilat gjejne aplikimin e tyre ne industrinë e prodhimit te miellit.

Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës Besim Beqaj me këtë rast theksoi se ne mes te ndërmarrjeve nga Kosova dhe Kroacia ekziston bashkëpunim i suksesshëm dhe se ardhja e ambasadorit Zlatko Kramariq ne Kosove i ka kontribuar zhvillimit te mëtejshme te bashkëpunimit te gjithanshëm e posaçërisht ne lëmin e  ekonomisë.

Beqaj thesoi se OEK-u është i interesuar qe te kontribuoj bashkëpunimit ne mes te bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe se prezantimi i sotëm është kontribut ne këtë drejtim.

Orientimi parësor i Odes, sipas Beqaj është krijimi i kushteve me te mira për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar dhe tërheqja e investimeve te reja ne Kosove, ndërsa sa i përket bizneseve nga Kroacia nuk ka jave qe ne Kosove mos te vjen ndonjë kompania nga ky vend.

Ambasadori Kramariq theksoi se ekonomia sjell mundësi te shumta,dhe detyra primare e Ambasadës se Kroacisë  është qe te krijon ambient miqësor dhe te mire te bashkëpunimit me raporte sa me te avancuara.

“E them me kënaqësinë me te madhe se nëse ekziston një institucion me te cilin me te vërtetë kemi bashkëpunim dhe e ndjej veten te  lumtur qe jam aty, kjo është OEK ndërsa është edhe fakti tjetër se ne krye te këtij institucioni janë njerëz vërtet aktiv siç është Besimi (Beqaj)dhe Safeti (Gërxhaliu) te cilët e bëjnë një presion pozitiv ne Ambasadën tone për ti lëvizur gjerat ne aspekt pozitiv”.

Ambasadori Kramariq  theksoi se çdo kompani kroate qe vjen ne Kosove mund ta vrej një ndryshim cilësor, ku ka kuadro te reja, te shkolluara dhe te afta për te përcjell rrjedhat e zhvillimeve aktuale ne te gjitha lëmit.

“Shpresoje qe me ndihmën dhe përkrahjen tuaj dhe medieve kosovare, se bashku do te shkruajmë faqe te reja te historisë te bashkëpunimit Kosovë – Kroaci,  sidomos tani në këto kohë të vështira pas krizës ekonomike globale. Nëse arrijmë te kemi një bashkëpunim te mire atëherë unë besoj se me lehte do te përballohet dhe kjo krize” tha ambasadori Kramariq dhe paralajmëroi mundësinë qe nga 15 qershorit qytetaret e Kosovës te udhëtojnë ne Kroaci pa viza.

Zvonimir Perica, nga Marus ATM, theksoi se kjo kompani merret me matës të temperaturave te drithërave në sillosa dhe me mundësitë e kursimeve përmes futjes se kompensimit te fuqisë reaktive ne njësi pune dhe se posedon dy certifikata te cilat ia mundësojnë pjesëmarrjen ne tregun evropian. Ndryshe MARUS ATM këto pajime i ka aplikuar ne me shume se 1000 ndërmarrje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)