19 Tetor 2021

KOK dhe TPK sjellin fushatën më të madhe në Kosovë “T’i japim vendit ngjyra”

Prishtinë, 4 nëntor -  Let’s Do It ka njoftuar se fushata Ta Pastrojmë Kosovën (TPK) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi.

KOK dhe TPK do të sjellin fushatën më të madhe në Kosovë “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që për 10 vite të mbjellen 1.8 milion drunj!

Detajet tjera të bashkëpunimit mes dy organizatave dhe lansimit të fushatës, do të zbulohen gjatë nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit.

Nënshkrimi do të bëhet sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me fillim në ora 11:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)