21 Tetor 2021

Inaugurohet objekti i ri për përpunimin e frutave dhe perimeve në Prugovc

Prishtinë, 30 shtator - Sot në Prugovc të Komunës së Prishtinës, do të inaugurohet objekti i ri për përpunim të frutave dhe perimeve nga agrobiznesi "Remzije Berisha B.I.".  

Objekti i ri për këtë agrobiznes u bë i mundshëm falë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe organizatës Caritas, përmes projektit SIRED.

Ky agrobiznes, i udhëhequr nga Remzije Berisha, ka hyrë partneritet me projektin SIRED, për të mundësuar ndërtimin e një objekti të ri pune për përpunimin frutave dhe perimeve vendore. Produktet përfshijnë specat, trangujt, karrotat dhe perimet tjera.

Ky akter i tregut aktualisht kanë të punësuar 4 punonjës me orar të plotë dhe 3 punonjës sezonal.

Përfituesit përfundimtarë të këtij intervenimi janë gratë e zonave rurale që kultivojnë perime. Nga këto gra, 7 prej tyre janë nëna vetushqyese që sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Numri i përgjithshëm i përfituesve është mbi 70 gra. Me rritjen e kapaciteteve, kompania “Remzije Berisha B.I.” do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin dhe shitjet, duke çuar në një qëndrueshmëri më të madhe ekonomike për gratë fermere bashkëpunuese dhe për familjet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)