26 Shtator 2021

Hardh Fest, sivjet po vjen me vitin jubilar të 20-të

Prishtinë, 25 gusht - Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në Rahovec.

Tashmë ekipi organizativ, në një konferencë për media, ka shpalosur programin e festivalit si dhe Line Up-in e edicionit më të ri të Hardh Fest, i cili  këtë vit organizohet nën moton “Shnosh Si Kokrra".

Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka treguar detajisht për gjitha aktivitetet e sivjetshme të cilat organizohen në “Hardh Fest”.

Ndërsa, drejtori artistik i “Hardh Fest”, Gardalin Shtavica, ka prezantuar artistët kryesor të cilët do të marrin pjesë në koncertet e mëdha me 3,4 dhe 5 shtator.

“ Hardh Fest” edhe këtë vit i qëndron besnik muzikës. Jemi munduar të ftojmë̈ si gjithmonë emrat më eminent të këtij zhanri, si vendor po ashtu edhe ndërkombëtarë̈. Artisti kryesor i këtij edicioni do të jetë Jeff Scott Soto së bashku me bendin Eridan si dhe Alban Skenderaj. Koncerti do të pasurohet me rock grupet nga Kosova “Minatori”, grupi “Na” dhe “Magnituda & Friends” si dhe këngëtarja Eneida Tarifa dhe këngëtari Mentor Haziri”, DJ 029 , MAARVEL tregoi Shtavica.

Festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest”  organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe përkrahjen e Komunës Rahovec, MKRS , MBPZHR, partnerit të festivalit StoneCastle dhe sponsoreve tjerë.

Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, thotë se çdo vit Komuna e Rahovecit është̈ munduar të rris përkrahjen për festivalin Hardh Fest dhe është perkrahje me e madhe financiare ndër vite.

“Komuna e Rahovecit, në vazhdimësi ka qenë shumë e interesuar që të rrisë përkrahjen për këtëfestival, pasi që nëpërmjet Hardh Fest, ekspozohen vlerat e trashëgimisë dhe kulturës së Rahovecit, por edhe vreshtarët e vertarët kanë mundësi të ndryshme të promovojnë̈ produktet e tyre”, tha Boshnjaku.

Këtë vit “Hardh Fest” feston vitin e tij jubilar, atë të 20’të ndërsa këtë vit, mbahet nën moton “Shnosh si kokrra”.

Gjatë 3 ditëve e 3 netëve, festivali do t`iu përmbahet gjitha masave të cilat janë caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Me 3, 4 dhe 5 Shtator në Hardh Fest “Shnosh si kokrra” në Rahovec , Vaksinohu!

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)