05 Dhjetor 2021

Gjermania rritë mbeshtetjen për bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi me bashkëpunëtorët ka pritur  sot në një takim pune  Ambasadorin e  Republikës Federale të Gjermanisë   në Prishtinë Hans-Deiter Steinbach dhe Dr. Wendisch, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit  të Republikës së Gjermanisë.  


Në takim është shprehur gatishmëri i madhe nga pala gjermane që të mbështetet sektori i bujqësisë në Kosovë, duke ofruar kështu një mundësi reale për të ofruar ndihma konkrete në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, me theks të veçantë në zhvillimin  rural, në rritjen e kapaciteteve të ujitjes, në sferën e pylltarisë e në sfera të tjera bujqësore.


Ministri Idriz Vehapi me këtë rast ka paraqitur  projekt konkret për nëvojat që ka  Kosova, duke i shënjestruar prioritetet për bujqësinë   dhe avancimet që do të duhej shënuar në rrafshin e  përafrimit të Kosovës me  BE-në. 


Ministri Vehapi tutje ka përkujtuar edhe “Javën e Gjelbër” (Gruene Woche) në Berlin, ku është mbajtur  Samiti i Ministrave të Bujqësisë së mbarë botës, me ç’rast qe diskutuar edhe për bujqësinë dhe  propozim-konceptet e reja nga politikë-bërësit për zhvillimin e strategjive, si rezultat i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën. 

Edhe këtë herë ministri Idriz Vehapi ka rikujtuar nevojën që ka Kosova për donatorë, siç është GTZ-ja gjermane, që të ndihmojë Kosovës për pjesëmarrje në  panairin ndërkombëtar për bujqësi“Java e Gjelbër”, që për çdo vit mbahet në Berlin. 

  Ambasadori gjerman në Prishtinë Hans-Deiter Steinbach   ka  shprehur gatishmërinë e Republikës së Gjermanisë për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror edhe në fushën e bujqësisë, duke vënë në përparësi projektet e ofruara, për të cilat, siç tha ai, shumë shpejt do të dilet me një përgjegje konkrete rreth arsyeshmërisë së tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)