28 Mars 2024

FSK pastron ambientin dhe mbjell drunj te penda e Livoqit

Gjilan, 8 dhjetor - Komuna e Gjilanit në Bashkëpunim me Regjimentin i Parë i Forcave Tokësore të FSK’së dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Lindje, kanë bërë sot pastrimin e ambientit dhe kanë mbjellë drunj dekorativ përkaj pendës së Livoqit.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos i hudhin mbeturinat dhe të mos e shëmtojnë këtë bukuri të Zotit.

Ai ka siguruar qytetarët që aty ku ka mundësi, Komuna do të ndërhyjë për ta pastruar çdo pjesë ku ka mbeturina.

“Fal përkushtimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ne e pastruam pendën e Livoqit dhe mbollëm drunj dekorativ. Ky aksion është sinbolik dhe nuk është as i pari e besojqë nuk do të jetë as i fundit që FSK na bashkangjitet. Në emër të kryetarit Haziri, e falënderoj FSK’në që janë gjithmonë me ne. Është njëri nga institucionet që na bën të ndihemi krenarë”, tha Ismajli.

Zëvendës komandanti i Regjimentit të Parë i Forcave Tokësore të FSK’së, major Kadri Berisha, tha se do t’iu dalim në ndihmë institucioneve sa herë që kërkohet nga ta.

“Kjo është edhe njuë dëshmi shtese që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore që ne gjithmonë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe t’i dalim në ndihmë institucionecve sa herë që kërkojnë ndihmë nga ne. Me kapacitetet tona ushtarake, njerëzore dhe me automjete, e kemi mbështetur këtë aktivitet për pastrimin e kësaj bukurie që e ka fal Zoti”, tha major Berisha.

Në emër të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje, ka folur drejtori ekzekutiv, Agim Zeka, i cili e ka falënderuar Komunën dhe FSK’në për pastrimin e ambientit aty dhe mbjelljen e drunjve.

“Si AZhR që nga muaji mars kemi filluar me këtë aksion dhe besoj që do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Po ndihem shumë mirë që për një kohë shumë të shkurtër ky ambient e mori këtë pamje fantastike”, tha Zeka. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)