29 Mars 2024

Fillon projekti Pajtimi Ndëretnik dhe Zhvillimi i Komunitetit

Prishtinë, 30 shtator - Sot në Gjilan u mbajt takimi informues lidhur me fillimin e punës në implementimin e projektit “Pajtimi Ndëretnik dhe Zhvillimi i Komunitetit”, të cilin e kanë projektuar dhe do ta implementojnë organizata “Këshilli i Veprimit Rinor Lokal” në Gjilan.

Këshillet e Veprimit Rinor Lokal (KVRL), janë formacione këshilluese të organizatave rinore, të cilat veprojnë në nivelin lokal dhe përfaqësojnë interesat e organizatave rinore dhe të rinjëve në përgjithësi, tek institucionet e pushtetit lokal dhe qendror.

Në fjalën e tij, kryetari i kësaj organizate Mensur Morina tha se janë të fokusuar tek rinia, duke analizuar problemet kryesore me të cilat ajo përballet, rolin që luan, si dhe në gjetjen e rrugëve për ta fuqizuar edhe më shumë pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj në përparimin e vendit.

“Projekti ka për qëllim pajtimin ndëretnik dhe zhvillimin e agroekonomisë, promovimin e tolerancës ndërfetare, krijimin e vendeve të punës, si dhe dhënien e mbështetjes për funksionimin e komunave tanimë të decentralizuara të rajonit të anamoravës, Parteshit, Kllokotit dhe Ranillugut”.

Projekti është gjithëpërfshirës dhe ka shtrirje në 7 komuna të këtij rajoni, të cilat po ashtu janë bashkëfinancuese dhe do të kontribuojnë në implementimin dhe realizimin e projektit, përfundoi z. Morina.

I pranishëm në këtë takim, zëvendësministri i MBPZHR-së z. Xhabir Morina tha se Ministria e Bujqësisë projektin e ka mbështetur me 9 mijë euro dhe shtoi se, edhe përkundër përparimit të arritur në krijimin e një klime më të volitshme të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit ndëretnik është e nevojshme që të investohet edhe më shumë në zhvillimin e komuniteteve.

“Një nga komponentët kryesor të zhvillimit ekonomik është sektori bujqësor, prandaj ofrimi i mundësive për materializimin e resurseve nëpër zonat rurale dhe bashkëpunimi ndëretnik, do të ishin një kombinim që premton rezultate konkrete dhe të arritshme në fuqizimin e komuniteteve dhe zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi”.

Të pranishëm të tjerë në këtë takim ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Izmi Zeka, Kryetari i Komunës së Vitisë z.Nexhmedin Arifi, Kryetari i Komunës së Novobërdes z.Bajrush Ymeri, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)