28 Mars 2024

Fillon implementimi i projektit për subvencionimin e vreshtarëve

Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka filluar implementimin e projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me varietetet e rrushit për përpunimin e verës.

Subvencionimi i vreshtarëve do të bëhet në mënyrë të përpjesëtuar dhe pjesa e parë në vlerë prej 500€/1ha do të bëhet gjatë vitit 2010. Ndërsa, pjesa e dytë e mbetur në vlerë prej 500€/1ha, do të bëhet gjatë tremujorit të parë të vitit 2011.

Bazë për implementimin e projektit është regjistri i vreshtave në Rahovec dhe përfitues do të jenë të gjithë prodhuesit e varieteteve të rrushit për përpunimin e verës nga Rajoni Vreshtar i Republikës së Kosovës, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara në marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të vreshtarëve të Rahovecit.

Vreshtarët që aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: Të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës, të marrin kërkesën për aplikim dhe fletëthirrjen për deklarimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta nga Enti i Vreshtarisë dhe Verërave në Rahovec, sipërfaqet e mbjella me varietete të rrushit për përpunimin e verës duhet të jenë minimum 0.05 ha, vreshtarët duhet të jenë të regjistruar në kadastrin zyrtar të vreshtave në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave në Rahovec, vreshtat duhet të jenë të mbjella më së voni deri në vitin 2008, si dhe sipërfaqet që janë çrrënjosur në vitet 2009, 2010 dhe që janë të evidentuara si vreshta në kadastrin e vreshtave, nuk do të subvencionohen.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është kopja e letërnjoftimit apo e ndonjë dokumenti tjetër identifikues, çertifikata e vreshtës e marrur nga Enti i Vreshtarisë dhe Verërave në Rahovec, kopja e xhirollogarisë bankare valide, si dhe posedimi i kontratës valide (në rast të shfrytëzimit të vreshtit më qira).

Njësia e Pagesave dhe Enti i Vreshtarisë dhe Verërave, do ta menaxhojnë pranimin dhe selektimin e aplikacioneve, si dhe kontrollin e ngastrave të mbjella me varietetet e rrushit të verës.


Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve, do të aplikohen masa ndëshkimore duke u bazuar në nenin 18 të Udhëzimit Administrativ nr. 04/2010 për pagesat direkte në lëminë e bujqësisë.

Periudha e aplikimit fillon më 25. 10. 2010 dhe zgjat deri më 15. 11. 2010. Ekzekutimi i pagesave do të bëhet menjëherë pas selektimit të aplikacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)