29 Mars 2024

Eksplorimi i mundësive të reja për gratë në zonat rurale

Prishtinë, 8 mars - Kultivimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore aromatike krijon mundësi për punë fitimprurëse për gratë.

Ai vlerësohet si një nënsektor i përshtatshëm dhe i pëlqyeshëm për gratë në zonat rurale dhe me potencial zgjerimi.

Në Kosovë ekziston një komunitet i madh i grave që punojnë në nënsektorin e bimëve mjekësore (BMA) dhe produkteve pyjore jo-drusore (PPJD), që vlerësohet në 62% të numrit të përgjithshëm të punëtorëve.

Edhe pse kryesisht ato si grumbulluese dhe kultivuese, me këtë veprimtari mirëqenia e grave është avancuar me kalimin e kohës, sidomos kur kemi parasysh mundësitë e kufizuara për punësim për gratë në zonat rurale.

Po ashtu, kjo lloj pune ka kontribuar pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe tania to veprojnë si një komunitet ku mbështesin njëra-tjetrën.

Këto janë ndër gjetjet kryesore të raportit të sapopublikuar "Për t’u rritur kërkohet më shumë se sa thjesht rritja”.

Raporti eksploron mundësi të reja për punë fitimprurëse dhe biznes për gratë në këtë nënsektor. Disa mundësi mund të realizohen në një të ardhme të afërt, si për shembull diversifikimi i produkteve apo rrjetëzimi jashtë vendit, ndërsa të tjera mund të arrihen me kalimin e kohës, si konvertimi në eksportuese direkte.

Raporti është përgatitur nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Nënsektori i BMA-ve dhe PPJD-ve, si dhe bujqësia organike, janë shumë të rëndësishme për gratë, posaçërisht për gratë në zonat rurale që nuk posedojnë shumë tokë.

Përfshirja në punë në këtë nënsektor u siguron atyre një mundësi për të akomoduar përgjegjësitë e punës dhe të shtëpisë dhe të fitojnë të ardhura, si edhe të angazhojnë pjesëtarët e tjerë të familjes në këtë aktivitet.

Raporti "Për t’u rritur kërkohet më shumë se sa thjesht rritja” është pjesë e mbështetjes së PPSE-së për nënsektorin e BMA-ve dhe PPJD-ve.

Qëllimi i përgjithshëm është të kontribuojë në krijimin e më shumë të ardhurave dhe punësimit për gratë, veçanërisht për shkak të sfidave me të cilat u përballën gratë në zonat rurale në vitin 2020 për shkak të COVID-19.

Ky nënsektor përfaqëson mundësi të pashembullta për gratë që zotërojnë biznese apo ferma të vogla, duke u siguruar atyre mundësi fitimprurëse në treg.

Raporti më tej kontribuon në fuqizimin e grave brenda nënsektorit, në zhvillimin e praktikave për përfshirje më të mirë të të gjitha grave, në përmirësimin e qasjes së grave në tregun e punës dhe ndihmon në zvogëlimin e barrierave.

Në një shkallë më të gjerë, fuqizimi dhe përfshirja më e mirë e grave në nënsektorin BMA-ve dhe PPJD-ve i kontribuon agjendës transformuese gjinore për të gjithë shoqërinë.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementohet nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)