05 Dhjetor 2021

Draft Marrëveshje Bahkëpunimi për bujqësinë

Budapest, 23 dhjetor - Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë Jozsef Graf, Ministri i MBPZHR Idriz Vehapi me bashkëpunëtoret ka vizituar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë.

Gjatë dy ditëve Ministri Vehapi, takimet e realizuara në Budapest i ka filluar me Ministrin Graf, takimi ky shumë i frytshëm dhe miqësor. Gjatë takimit është biseduar për mundësinë e përforcimit të bashkëpunimit në mes të dy ministrive të bujqësisë së dy vendeve, në fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po ashtu Ministri Idriz Vehapi ka takuar edhe Andras Mahr, sekretar i shtetit në Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë, Miklos Margittai, Presidentin e Agjencisë së Pagesave për Zhvillim Rural dhe Bujqësorë, Laslzo Vajda, shefi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe ka realizuar takim me ambasadoren e Republikës së Kosovës në Hungari zonj. Shkëndije Sherifi. 

Në të gjitha këto takime është biseduar për identifikimin e fushave të bashkëpunimit ne fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për bartjen  e eksperiencës hungareze në mbështetje të modernizimit të bujqësisë e të përgatitjes së vendit për integrime evropiane, përgatitjen e strukturave menaxhuese të fondeve nga buxheti nacional dhe atyre të BE-së.

Në takimet që pati minitri  Vehapi me zyrtarë të lartë hungarezë,  përfaqësuesit e të dy ministrive u pajtuan që të hartohet një draft Marrëveshje Bahkëpunimi, përmes së cilës do të realizoheshin aktivitete të cilat do të thelloninin bashkëpunimin në mes dy vendeve, kurse nënshkrimi i marrëveshjes  të bëhet brenda afatit optimal
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)