29 Mars 2024

Danimarka planifikon të investoj rreth 10 milionë euro në bujqësi

Prishtinë, 17 mars - Mbahet tryezë e rrumbullakët për diskutimin e programit danez ndërmjet ekspertëve të MBPZHR-së dhe ekipit vlerësues të programit mbështetës të Qeverisë daneze.

Qëllimi i këtij takimi, i cili u mbajt në objektin e MBPZHR-së, ishte rishikimi i programit danez që është duke u implementuar dhe diskutimi rreth programit të ardhshëm strategjik për zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh të ardhurat e kufizuara qeveritare, ne e kemi menduar si opsion të qëndrueshëm orientimin e donacioneve në gjenerimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në sektorin privat. Motor kryesor për nxitjen e punësimit janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse edhe struktura e ndërmarrjeve kosovare është e karakterizuar nga pozita dominuese e ndërmarrjeve të tilla, kryesisht të angazhuara në tregti, shërbime dhe prodhimtari të vogla”, tha Ricardo Pinto, udhëheqës i ekipit.

Shqipe Dema, Drejtoreshë e Departamentit të Politikave Zhvillimore në MBPZHR, pasi prezantoi rezultatin e programeve të implementuara në fushat ku ishte pjesëmarrëse edhe DANIDA, potencoi që segmente të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale në të cilat jetojnë shumica e popullatës, janë edhe investimet në agro përpunim, modernizim të fermave dhe në shërbime këshillimore.

“Përveç investimeve direkte për ngritjen e aftësisë konkurruese, të rëndësishme janë edhe investimet në agropërpunim, në infrastrukturën dhe modernizimin e fermave, si dhe në shërbime këshillimore, sepse këto ngrisin kapacitetin e fermerëve dhe nxisin transformimin e fermave tradicionale në komerciale”, tha ajo.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth modaliteteve për implementimin e programit, ngase tashmë MBPZHR-ja i ka krijuar strukturat organizative, Autoritetin Menaxhues dhe Njësinë e Pagesave, të cilat janë në linjë me strukturat organizative të vendeve të BE-së dhe ju ofrojnë siguri donatorëve për transparencë dhe përdorim të drejtë të fondeve të tyre.
 
Qeveria daneze planifikon të investoj rreth 10 milionë euro gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)