11 Gusht 2022

Çmimet e grurit bien në nivelin më të ulët të 5 muajve të fundit

Prishtinë, 22 korrik - Çmimet e grurit ranë në nivelin më të ulët të pesë muajve sot falë marrëveshjes së drithërave të nënshkruar midis Rusisë dhe Ukrainës, duke nxitur shpresat për lehtësim të krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta.

Çmimi i grurit u ul me mbi 3 për qind në bazë ditore krahasuar me shifrën para fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke arritur në 7,8 dollarë për buhel.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për korridorin e grurit për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Një korridor nga qyteti port ukrainas i Odesës do të rihapet për dërgesat globale të drithërave të bllokuara për shkak të luftës, tashmë në muajin e pestë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)