04 Dhjetor 2022

Çështja e mbrojtjes së ambientit nuk është luks

Prishtinë, 26 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci morën pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Çështja e mbrojtjes së ambientit nuk është çështje luksi, por ka të bëjë me ajrin që e thithim çdo ditë. Bashkë më ministrat do të vazhdojmë fazën e dytë ku do të angazhohet edhe mërgata, e cila është shtytëse  në shumë procese”, deklaroi presidentja Osmani.

Tutje, presdidentja shtoi se duke e mbrojtur ambientin e mbrojmë shëndetin tonë.  "Këtu është vendi që e shohin të gjithë qytetarët tanë, duke falënderuar, ministritë dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët i japin rendësi kësaj kauze", theksoi, mes tjerash, presidentja Osmani.

Ndërsa minsitri Liburn Aliu, theksoi se rreth 500 drunj janë të dhuruar nga kompania “Chair airline” dhe shtoi zotimin e Minsitrisë që ai drejton, me iniciativën e presidentes, deri më tani, janë mbjellë 850 mijë drunj.

“Rregullojmë peisazhin, ndotja e ajrit nga industria e thëngjillit dhe politikat e ndryshimeve klimatike. Po e përmbajmë zotimin tonë. Shumë projekte tjera do kemi”, deklaroi ministri Aliu.

Ndërkaq ministri Peci bëri të ditur se mbjellja e tyre ka filluar në tetor të vitit te kaluar e do të përfundojë këtë vit. "Iniciativa të tilla nga liderë shtetëror kanë rëndësi kombëtare", deklaroi ai, derisa theksoi se është avancuar legjislacioni, ku me task-forcën do të parandalohet prerja ilegale.

"Një ditë e mirë te jemi së bashku në Kosovën e bukur. Drunjtë janë mbrojtës së natyrës. Për këtë arsye jemi përgjegjës të mbjellim me shumë  drunj", tha përfaqësuesi i UNDP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)