20 Prill 2024

Bujqësia prioritet i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 16 prill - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu u takua sot me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerant Stavileci me te cilin bisedoi lidhur me çështjet aktuale te bashkëpunimit ne mes te dy institucioneve dhe prioritetet e zhvillimit të bujqësisë ne vend.

Gjate takimit kryetari Gërxhaliu theksoi gatishmërinë e OEK-ut qe te thelloj bashkëpunimin dhe partneritetin me MBPZHR.

Kryetari i OEK-ut u angazhua për mbështetjen e investitorëve vendor dhe ndërkombëtar ne Kosove dhe theksoi nevojën e formimit te një fondi për zhvillimin rural dhe themelimin e bankës agrare.

Gërxhaliu u angazhua për regresim dhe subvencionim te prodhuesve bujqësor për ta arritur baraspeshë ne mes te tregut vendor dhe regjional si dhe për krijimin e lehtësirave fiskale për importin e pajimeve dhe repromaterialeve bujqësore.

Me qellim te zhvillimit te bujqësisë Oda insiston ne implementimin e ligjit mbi tokat bujqësore dhe ngritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e kësaj toke për nevoja te bujqësisë.

Gjithashtu kryetari Gërxhaliu u angazhua për ruajtjen e fondit te pyjeve, rritjen e buxhetit te MBPZHR për ndihme prodhuesve bujqësor, ngritjen e mekanizmave funksional për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit, per arsimin dhe trajnimin e prodhuesve bujqësor dhe kujdes dhe angazhim me te madhe ne reklamimin dhe marketingun për prodhimet vendore.

Oda është e gatshme dhe kërkon rolin e partnerit ne hartimin e politikave dhe ne nxjerrjen e ligjeve nga lëmi i bujqësisë si dhe organizimit te takimeve te përbashkëta, te seminareve dhe trajnimeve nga fushë veprimtaria e MBPZHR dhe organizimin e panaireve te përbashkëta brenda dhe jashtë Kosovës.

Ministri Stavileci ka felenderuar përfaqësuesit e OEK dhe të Komunitetit të Biznesit për vizitën dhe kontributin që e kanë dhënë dhe po e japin për zhvillimin e bujqësisë konform standardeve ndërkombëtare, duke i mbështetur dhe inkurajuar ata që të vazhdojnë tutje me rritjen  e prodhimtarisë bujqësore dhe të vlerave të mirëfillta në këtë fushëveprimtari.

Ai e ka çmuar shumë rolin koordinues të OEK dhe të Komunitetit  të Biznesit dhe i ka njoftuar ata se tani Ministria e Bujqësië ka një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve vepruese me donatorë të jashtëm që janë duke e mbështetur MBPZHR.

Me këtë rast ministri Stavileci ka përmenduar angazhimin e madh që USAID-it po e bënë në hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Rural Bujqësor dhe Stategjinë e MBPZHR për  ZHRB (2009-2013).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)