27 Janar 2023

Bletaria do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Çabër, 3 prill - Bletaria si një sektor me potencial dhe i rëndësishëm në vendin tonë, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të zhvillohet në vazhdimësi, duke rritur kështu prodhimtarinë dhe cilësinë e mjaltit dhe produkteve të saj.

Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar Ministri i  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së bletarëve në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.

Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar me veprimtarinë që e zhvillojnë në këtë sektor edhe gratë fermere në këtë rajon, me ç’ rast ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për avancimin e mëtejmë të bletarisë.

“Kjo komunë veriore edhe falë relievit, klimës e vegjetacionit ofron kushte të mira për bletarinë. E duke ditur rëndësinë e këtij sektori, këtë vit, përmes Programit të Pagesave Direkte - Subvencioneve 2022, një koshere e bletëve do të subvencionohet me 20 euro’, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, përveç mjaltës, bletët kanë efekt të lartë pozitiv edhe për kulturat e tjera bujqësore përmes procesit të polenizimit andaj edhe përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)