09 Shkurt 2023

Bashkëpunimi me komunat, prioritet për avancimin e politikave bujqësore

Dragash, 22 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot Komunën e Dragashit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini, me të cilin kanë diskutuar për format e bashkëpunimit ndër-institucional në mënyrë që t’i bashkërendojnë politikat bujqësore me qëllim të zhvillimit të sektorit.

Me këtë rast, Ministri Peci e ka njoftuar Kryetarin Xheladini për investimet që planifikojnë t’i realizojnë në sektorin e bujqësisë përmes programeve mbështetëse, si dhe kërkoi nga ai që përmes Drejtorive për Bujqësi t’i bashkërendojnë aktivitetet për kontrollën në teren që do pasojë pas aplikimit për Program të Pagesave Direkte – Subvencioneve 2022.  

“Dragashi ka një potencial për zhvillim të mëtutjeshëm ndërsa përmes Programeve tona mbështetëse të granteve dhe subvencioneve ne do vazhdojmë që ta prioritizojmë bujkun kosovar në mënyrë që ai të ketë mundësi të rritet dhe të zgjerojë veprimtarinë e vet."

"Po ashtu, lartësia mbidetare i mundëson fermerëve të Dragashit që të kultivojnë prodhime cilësore e njëherit edhe të kërkueshme në treg”, ka theksuar Ministri Peci.

Njëkohësisht, Ministri e falënderoi kryetarin Xheladini për mikpritjen dhe e siguroi se politikat bujqësore do të jenë gjithëpërfshirëse dhe do ta kenë gjithmonë prioritet bujkun meritor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)