28 Mars 2024

Asgjësohet 60 ton mish dhe produkte ushqimore pa afat

Prishtinë, 22 shtator - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka asgjësuar 40 tonë mish dhe produkte të mishit dhe 20 tonë produkte të qumështit dhe akullore me afat të skaduar sot në deponinë e mbeturinave në Pejë.

Shefi i AUV Valdet Gjinovci ka konfirmuar lajmin se janë asgjësuar përmbi 40 ton mish të prishur dhe 20 ton produkte të qumështit dhe akullore në rajonin e Pejës.

Mësohet se kompanitë nga ku janë konfiskuar produktet e mishit janë, shitoret, Daja, Delfini, Genita, Apetiti, etj, ndërsa asgjësimi i këtyre artikujve është bërë në deponinë e mbeturinave në Zahaq të Pejës

Gjinovci tha se aksioni i asgjësimit të produkteve pa afat do të vazhdon edhe në të ardhmen, në mënyrë që mos te ketë më mish të prishur në tryezën e qytetarëve.

“Aksioni do të vazhdojë deri sa të mos ketë më mish të prishur dhe nuk do ta kursejmë asnjë kompani posedon mish pa afat”, tha Gjinovci.

Gjinovci tha se Detyre dhe përgjegjësi e AUV është mbrojtja e shëndetit publik te qytetarëve te vendit, mbrojtja e shëndetit te kafshëve dhe siguria e ushqimit, ne nivel vendi.

“Ju bej thirrje publike qytetare te gjithë operatorëve te biznesit te cilët merren me ushqim, nëse posedojnë produkte ushqimore me afat te skaduar ose i vërejnë se ato janë te pasigurta për konsum për arsye te ndryshme përfshi kushtet e ruajtjes, te njoftojnë sektorin përkatës te AUV për te realizuar asgjësimin e këtyre produkteve, sidomos operatoret që ofrojnë produkte me origjinë shtazore me theks të veçantë mish dhe produkte mishi, në të kundërtën jemi të obliguar të marrim masa sipas legjislacionit në fuqi”, tha ai.

Ai tha se inspektorët e AUV do të jenë në kontroll të vazhdueshëm të të gjithë operatorëve te biznesit dhe do të bëjnë eliminimin e produkteve të dëmshme të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve, qytetarëve te vendit.

“Është duke u përgatit legjislacioni sekondar për siguri te ushqimit, është ligji bazë për ushqimin dhe 4 rregullore nga pakoja higjienike për ushqimin. Për te gjithë ata te cilët bien ndesh me ligjin do te veprohet dhe do të merren masa sipas legjislacionit në fuqi”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)