19 Prill 2024

AKR shfaq shqetesimin për shtrenjtimin e çmimit të bukës

Prishtinë, 10 gusht - Aleanca Kosova e Re, (AKR) ka shfaqur shqetësimin e saj për shtrenjtimin e çmimit të bukës në Kosovë.  Nga 24 euro çmimi për 100 kg miell është rritur në 30 euro, për mungesë të rendimentit të brendshëm. 


 Nën presidentja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila nëpërmjet një konference për media ka prezantuar efektet që mund të këtë shtrenjtimi i çmimit të bukës.

Sipas saj në Kosovë jetojnë më shumë se 17 për qind e qytetarëve në varfëri me nga një euro në ditë dhe këtë kategori shtrenjtimi i bukës do ta godas më së shumti.

“Ajo që është shqetësuese se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka bërë plan për të marrë masa në rast të rritjes së çmimit të bukës. Edhe në vitin 2008 e kemi pas të njëjtën gjendje dhe kjo qeveri nuk ka intervenuar”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se rritja e çmimit të bukës ka ndikuar edhe në mos subvencionimin e fërmërve për ta mbjell tokën.

“Në Kosovë për ta punuar një hektarë tokë kushton afërsisht 800 euro metë gjitha shpenzimet, ndërsa rendimentet janë afër 500 euro. Për këtë arsye fermerët  nuk e punojnë tokën, por Qeveria duhet t’i subvencionojë me nga 300 euro në këtë kohë ku rendimenti është më i ulët për shkak të kushteve atmosferike”, tha ajo.

Sipas saj bujqit heqin dorë nga punimi i tokës sepse për ta më profitabile është importi. “Për këtë arsye Qeveria e Kosovës duhet t’i subvencionojë fermerët për shkak që ata të mos heqin dorë nga punimi i tokës për arsye të humbjeve”. 

Kusari-Lila tha se duhet të bëhet ligji për rezervat shtetërore, sepse sipas saj, është i domosdoshëm për mbajtjen e sasisë së grurit në dispozicion të shtetit për kriza të kësaj natyre.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës nuk po mundet t’i mbrojë qytetarët e vet nga kriza dhe nuk ka planë veprimi. Kusari-Lila i dha edhe disa rekomandime Qeverisë se si të veprojë.

“Subvencionimi i  prodhuesve për prodhimin bazë bukën, për  mbajtjen e çmimit stabil. Duhet të mbahet çmimi i mbrojtur i inputeve: Ujit,Rrymës, Derivateve.  Vendosja e pikave të blerjes me çmim të mbrojtur për kategoritë me asistencë sociale. Vendosja e rregullativës së qartë në pikat e shitjes dhe inspektimi i rregullt: Kualiteti, Pesha, Përmbajtja”, tha Kusari-Lila

Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)