27 Janar 2023

2.000 pemë të reja kundër Black Friday

Cyrih, 24 nëntor - Të shpëtosh botën nuk është punë e lehtë, siç dëshmuan kompromiset e fundit të Samitit COP27.

Nëse liderët global nuk mund t'i zgjidhin këto çështje urgjente, çfarë shprese ka që këtë mund ta bëjë njeriu mesatar?

Sipas Social Friday, ndryshimet e vogla në nivel lokal mund të bëjnë ndryshime të mëdha globalisht. Bizneset, OJQ-të dhe organizatat studentore mund të fillojnë të kontribuojnë këtë Black Friday (të Premte të Zezë) duke iu bashkuar lëvizjes së Social Friday (e Premtja Sociale) për të bërë të mira sociale në komunitetet e tyre lokale.

“E Premtja e Zezë është një stuhi ofertash të mëdha me kosto të madhe për mjedisin, me sasi të paqëndrueshme të prodhimit, transportit dhe konsumit të mallrave dhe mbetjeve që rezultojnë”, thotë Fikret Zendeli, themeluesi i Social Friday.

Disa aktivistë sugjerojnë që ta zëvendësojmë të premten me një "Ditë e të mos bërit asgjë" – ne në Social Friday, themi të bëjmë diçka; të dalim në komunitetin lokal dhe të angazhohemi në të mirë të shoqërisë!”

Edhe pse e Black Friday i dha ekonomisë një përfitim prej 9 miliardë dollarësh në vitin 2020, ajo solli gjithashtu më së shumti ndotje në historinë e kësaj ngjarje, me 429.000 tonë metrikë të gazrave serrë të liruar vetëm në një ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

 E kombinuar me statistikën që 80% të artikujve përfundojnë si mbeturina, emri i të Premtes së Zezë është i merituar kur bëhet fjalë për mjedisin.

“Ne të gjithë e dimë se sa joproduktive është një pasdite normale e së premtes – dhe potencialin që kanë të mirat sociale për të transformuar komunitetet lokale,” shton Zendeli.

"Social Friday merr pasditet joproduktive të së premteve në zyrë dhe i përdor ato si një forcë prodhuese për të mirën, që e mbështetë komunitetin lokal. Është fitore për të gjithë.”

Më këtë 25 nëntor do të sfidohet Status Quo-ja. Në një nga nismat e përbashkëta, në zonën e Shkupit do të mbillen 2000 pemë.

Nëse një kompani e vogël nga Maqedonia e Veriut mund të mbjellë mijëra pemë në një ditë, imagjinoni se si do të dukej bota nëse kompanitë e mëdha anembanë globit do të mbillnin pemë, në vend që të bënin Black Friday. T’i japin natyrës dhe ta rikthejnë atë për brezat e ardhshëm. Ose duke u bashkuar për të adresuar padrejtësitë sociale.

Siç është ekspozita e ardhshme e veprave artistike të krijuara nga fëmijët e Shtëpisë për Jetimët në Social Friday 3Q22, ku të gjitha të ardhurat shkojnë për jetimoren e fëmijëve.

Ndërsa kontribuon e jep mbrapa për komunitetin, Social Friday gjithashtu u jep punonjësve një pasdite të së premtes pa brejtje të ndërgjegjes. Që të sjellin ndryshime krahas të gjitha përfitimeve nga aktivitetet tradicionale të ndërtimit të ekipit dhe rritjes së produktivitetit për javën e punës.

Për Social Friday

Social Friday është një nismë globale e Përgjegjësisë sociale të korporatave, që i kthen pasditet joproduktive të së premtes në ndërgjegjësim shoqëror dhe akte të organizuara bujarie.

Miliona orë shpenzohen në mënyrë joproduktive çdo të premte.

Ideja e së Premtes Sociale është që të aktivizojë kompanitë, organizatat dhe universitetet, të organizohen dhe t'i kushtojnë katër pasdite të së premtes çdo vit (një në çdo tremujor) vullnetarizmit për një kauzë sociale lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)