16 Prill 2024

Zukorliq kërkon autonomi për Sanxhakun

Beograd, 5 nëntor - Muftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer ef Zukorlic deklaroi se autonomia e Sanxhakut do të jetë një shtyllë stabiliteti në Serbi dhe Ballkan.

Në një intervistë për rrjetin televiziv Al-Jazeera tha se “nuk ka asnjë dyshim se projekti i autonomisë të Sanxhakut është i nevojshëm për muslimanët që jetojnë në Serbi dhe se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.”

“Kushtetuta e njeh autonomi brenda Serbisë dhe se rruga për në Bashkimin Evropian është vetëm duke pranuar konceptin e rajonalizimit. Si pjesë e muslimanëve në Sanxhak tani shoh një shansë për ta zgjidhur këtë çështje,” tha Zukorliq.

Ndërsa për Rasim Lajiqin dhe Sulejman Ugljaninin, ai u shpreh: “Ata kanë treguar se nuk janë përfaqësues të muslimanëve në qeveri, por përfaqësuesit e qeverisë në mesin e muslimanëve, për të mbrojtur qeverinë nga muslimanët. Ata kanë shitur interesat e boshnjakëve vetëm për shkak të pushtetit.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)