29 Mars 2024

Xhurinda: Nuk do të njohim Kosovën

Beograd, 4 gusht - Sllovakia nuk do të ndryshojë qëndrimin pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë dhe nuk do të njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, ka konfirmuar ministri i Jashtëm të këtij vendi, Mikulash Xhurinda.

Ai për gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” ka thënë se Sllovakia po përpiqet që të ndihmojë themelimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sllovakia është e angazhuar për zgjidhjen paqësore dhe perspektive për çështjen e Kosovës, theksoi Xhurinda.

Ai ka theksuar se nuk ka presionet e jashtme mbi Sllovakinë për të njohur Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)