28 Mars 2024

WRS: Pacolli, biznese me Libinë, Kinën e Kubën

Bern, 24 shkurt - Radio zvicerane "World Radio Switzerland" raporton gjerësisht për zgjedhjen e qytetarit zviceran, Behxhet Pacolli për president të Kosovës.

Ajo e quan atë njeri kontravers e misterioz. Korrespodentja e kësaj radioje në Ticino, Nicole Della Pietra, e cila  ka takuar Pacollin flet për bizneset e tij, që shtrihen në shumë vende diktatoriale, prej Gaddafit tek Fidel Castro.

“Mabetex është një kompani shumë e madhe që punon kryesisht në ish-republikat sovjetike, por punon edhe në Libi ku ndërton shumë banesa publike në Tripoli. Ai ka ndërtuar qendra tregtare në Kinë, dhe hotele me 5 yje në Kubë. Është kompani shumë e madhe me buxhet të madh dhe projekte të mëdha, por punon në vende që nuk njihen për demokraci”, deklaron Della Pietra.
 
Ajo tregon sesi në mëngjes e ka takuar në Lugano, pasdite e ka thirrur nga Prishtina, dhe të nesërmen është lajmëruar nga Rusia.

Radio WRS kujton sesi Pacolli falë futjes në politikë ka fituar tendera të rëndësishëm publikë edhe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)