26 Prill 2024

Wisner: Akuzat, çmenduri e Marty

Washington, 24 dhjetor - Ish-ndërmjetësuesi amerikan në cështjen e pavarësisë së Kosovës, Frank Wisner i ka cilësuar si “të çmendura” akuzat e Dick Marty ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe UCK-së. “Unë jam shumë skeptik ndaj këtij raporti.

Ajo që është thënë duhet të argumentohet dhe nëse ka fakte dhe argumente, ato iu duhen dorëzuar autoriteteve në Kosovë”, ka deklaruar Wisner.

Ish-diplomati amerikan ka nënvizuar se sot Kosova është një vend ku zbatohet rendi dhe ligji dhe ka theksuar se nëse vërtet është kryer një krim, autoritetet lokale do ta hetojnë.

Më tej, Wisner ka shprehur bindjen e tij se raporti i Dick Marty nuk do ta dobësojë pozitën e Kosovës në bisedimet e ardhshme me Beogradin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)