25 Prill 2024

Wikileaks: Kosova po shkon drejt ndarjes

Londër, 10 dhjetor - Diplomatët amerikanë druhen se rritja e influencës së Serbisë në veri të Kosovës mund të cojë në ndarjen e kësaj pjese nga shteti i ri.

Kështu thuhet në një dokument të diplomacisë amerikane, të publikuar në faqen e internetit Wikileaks.

Sipas dokumentit, që është publikuar në edicionin on line të së përditshmes “The Guardian”, SHBA druhen se Evropa mund t’i nënshtrohet presionit serb për ndarjen e Kosovës, lëvizje që sipas tyre mund të cojë në shpërthimin e dhunës ndëretnike.

Në dokument thuhet më tej se, Beogradi zyrtar i ka thënë Uashingtonit dhe BE-së se qeveria e Kosovës nuk do ta marrë kurrë kontrollin e plotë të territorit të kontestuar dhe në mënyrë indirekte ka bërë presion për ndarje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)