20 Prill 2024

Westereelle:Statusi i Kosovës dhe kufijtë- çështje e mbyllur

Berlin, 30 maj - Kosova ka bërë përparim të sigurt. Kështu ka vlerësuar ministri i jashtëm gjerman Guido Westereelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës.
 
Debati u mbajt në fundjavë, ndërsa Westereelle ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundeswehrit në Kosovë.

Qeveria gjermane, ka thënë ai, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor është plotësisht e mbyllur.

Në korrikun e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi përfundimisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare.

"Kush thotë se në Kosovë vitin e fundit janë bërë pak ndryshime, sipas pikëpamjes së Qeverisë gjermane, ai thotë gjysmë të vërteta."

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u mbajtën dhe rrodhën përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan vetën.

Por kështu nuk vepruan serbët në jug të Kosovës, ku pjesëmarrja e tyre ishte shumë e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kur njeriu mendon se kanë kaluar vetëm tre vjet nga pavarësimi i Kosovës, atëherë vërtet është e pamundur të mos thuhet se në këtë vend janë bërë përparime tejet të rëndësishme, të cilat sot nuk mund të kalohen pa u thënë.

Vetëm brenda një viti në Kosovë dhanë dorëheqje dy presidentë, por po kaq i vërtetë sipas Westervelle është fakti se ky vakum politik u tejkalua pa lëkundje politike, ka thënë ministri jashtëm gjerman.

Kjo sipas tij ishte një dëshmi e fortë se u respektua Kushtetuta e vendit, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese u pranua nga të gjithë aktorët politikë. Rasti me presidentët është dëshmi për një funksionimin të shëndetshëm të institucioneve të vendit.

Stabiliteti në Kosovë po tregohet edhe me reduktimin e forcës ushtarake ndërkombëtare. Megjithatë, në Kosovë ka edhe shumë punë për tu bërë gjë që është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, sidomos sa përket luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit të drejtësisë.

Gjermania, ka thënë Westerwelle do të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në Kosovë për sa kohë që do të jetë e nevojshme, për t’i ndihmuar edhe më shumë rritjes së stabilitetit në këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)