19 Qershor 2021

Vuçiç pranon se SHBA dhe BE po i bëjnë presion të njohë pavarësinë e Kosovës

Beograd, 1 qershor - Gjatë një interviste televizive Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) po i bëjnë presion Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës.

”Aksioni është i koordinuar dhe kjo nismë vjen në të njëjtën kohë me vizitën e komisionerit Lajçak në Beograd, dy javë para rinisjes se dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme”. tha ai sipas të cilit fuqitë e mëdha nuk duan ecjen përpara të Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj Serbisë për marrëveshjen finale me Kosovën. Portali alo.rs shkruan se një ultimatum do të vendoset para delegacionit serb më 15 qershor, duke i kërkuar Presidentit Aleksandër Vuçiç njohjen e pakushtëzuar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)