27 Janar 2023

Vuçiç: Është thjesht marrëveshje verbale, nuk e njohim Kosovën!

Beograd, 29 gusht - Pas marrëveshjes për heqjen e të gjitha dokumenteve të hyrjes dhe daljes për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kur kalojnë kufirin, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë i qartë se kjo nuk duhet të interpretohet si njohje dhe lëshoi një tjetër kërcënim të fshehtë ndaj Prishtinës.

Me marrëveshjen e arritur të shtunën, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse, dalëse për personat që mbajnë dokumente identifikimi të Kosovës dhe kjo e fundit u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.

Kjo praktikisht nënkupton se Kosova do të braktisë planet e saj të reciprocitetit që do të hynin në fuqi më 1 shtator.

Shumë e panë këtë si njohje de facto të Kosovës si një shtet sovran, gjë të cilën Beogradi e ka refuzuar që nga përfundimi i luftës së përgjakshme atje dhe shpallja e pavarësisë së Prishtinës në vitin 2008.

Arritja e një marrëveshjeje për dokumentet është një gjë e mirë, por është një marrëveshje verbale, tha Vuçiç.

Ai iu përgjigj edhe deklaratës së Albin Kurtit se është i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë, por paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit të plotë nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë.

“Kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme. Ata kanë një marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Por situata me targat KS është më e komplikuar. Unë dhe Serbia do të luftojmë për mbrojtjen e njerëzve tanë”, tha Vuçiç.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës si PZ, KM, PR, UR e të ngjashme,  qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria ka thënë se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës.

Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti e ka hedhur poshtë këtë propozim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)