28 Mars 2024

Vuçiç, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën

Beograd, 28 shtator - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiç.

“Vuçiç ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”.

Kështu të paktën pretendon mediumi serb ‘Danas’, duke u thirrur në burime diplomatike. Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.

“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.

Nga ana tjetër, Vuçiç do t’i mbajë shpresat tek mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe tek Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelji, nëse BE vendosë të ndërmarrë veprime të tilla.

“Aleksandër Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji”.

Megjithëse, shanset që BE t’i vë sanksione Serbisë janë të pakta, sipas burimeve të mediumit serb, ajo çka mund të ndodhë është që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së të pezullojnë negociatat, dhe në në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)