28 Mars 2024

Veprimet e Rusisë shqetësuese, por fuqia e saj është në rënie

Londër, 26 prill - Veprimet e "pamatura" të Rusisë janë shqetësuese, por fuqia e Moskës është në rënie. Kështu ka deklaruar shefi i ri të shërbimit të jashtëm britanik të inteligjencës.

Shefi i MI6, Richard Moore, vuri në dukje tensionin e shtuar mbi Ukrainën dhe raportet e javës së kaluar se agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, GRU, shpërtheu një fabrikë të armëve Çeke, gjë që shkaktoi shqetësim.

"Kur merrni atë model të sjelljes së pamatur, natyrisht që atëherë shikoni se çfarë po ndodh rreth Ukrainës dhe natyrisht kjo na shqetëson," tha Moore në një intervistë për “Times Radio”.

Javën e kaluar, Moska njoftoi se do të tërheqë pothuajse 100,000 trupa nga kufiri i Ukrainës, duke ulur shqetësimet e një pushtimi të plotë. Moore tha se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Presidentin rus Vladimir Putin për dëmet që mund të shkaktojë një pushtim.

Pavarësisht shqetësimeve, Moore tha se fuqia e Moskës po zbehet.

"Rusia është një fuqi objektivisht në rënie ekonomike dhe demografike", tha ai. “Është një vend jashtëzakonisht i sfiduar. Qartë trajtimi i Alexei Navalny, siç pamë me mijëra protestues në rrugët e shumë qyteteve, tregon se ka një pakënaqësi me z. Putin". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)